Kruja mbetet një ndër qytetet më të preferuara nga turistët e huaj, jo vetëm në sezonin e verës, por gjatë gjithë vitit. Muzeu i Krujës u vizitua nga dy turistë të veçantë, ambasadori hungarez dhe kryebashkiaku i Budapestit. Ata folën rreth idesë për ngritjen e shtatores së Skënderbeut, në një ndër zonat më të bukura e më të frekuentuara të Budapestit.

Nga janari deri në shtator, rreth 100 mijë turistë kanë vizituar Krujën, e ndër vendet më preferuara mbeten pazari i vjetër, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, dhe Muzeu Etnografik në kalanë e qytetit.

Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga Kina, Italia apo Polonia, ndërkohë që edhe vizitorë nga qytetet e tjera të Shqipërisë apo Kosovës mbushin çdo ditë kalanë e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb