Dëshira e madhe për të përjetuar momente të dëborës disa familjeve nga Elbasani mes të cilëve edhe katër fëmijë ju është kthyer në “ferr” për disa orë në Labinot Mal.
Në orën 23.00, është telefonuar prej tyre se ata ndodheshin në vështirësi serioze në rrugën rurale Elbasan-Labinot Mal, në fshatin Gur i Zi, Elbasan.
Aty janë bllokuar nga dëbora automjetet e tyre dhe njoftuan Emergjencën Civile pranë Prefekturës Elbasan dhe u dërgua një fadromë, për hapjen e rrugës.
Në orën 01:20 u bë e mundur hapja e rrugës ku ishin të bllokuara 8 automjete me rreth 20 persona, nga këta 4 të mitur, që nuk patën probleme shëndetësore.
(Balkanweb)