Shqipëria vijon të mbetet nje destinacion turistik për shumë të huaj.  Megjithëse sezoni turistik ende nuk ka arritur kulmin e tij Shqipëria rezulton e vizituar nga të huajt më shumë se viti që lamë pas. Referuar të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme në 6 muajt e parë të vitit 2019 në Shqipëri kanë hyrë 2.13 milionë qytetarë të huaj ose thënë ndryshe 11.3 përqind më shumë se sa një vit më parë.

Nga gjithë shtetasit e huaj qe kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në qershor 817 mijë kanë deklaruar në kufij se janë turistë. Me nisjen e stinës së verës fluksi i turistëve që frekuentojne Shqipërinë është rritur me 27%.  Vetëm në muajin qershor në Shqipëri kanë hyrë 630.334 shtetas te huaj nga të cilët 57% kanë qenë turistë, duke shënuar një rritje me 4% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me kulmimin e sezonit turistik pritet që numri i turistëve që do të zgjedhin rivierën shqiptare dhe resortet moderne për të pushuar do të rritet duke shënuar kështu një rekord të ri për turizmin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: