Një turist austriak, i cili ishte rrëzuar në një zonë malore në Dibër, është shpëtuar nga policia dhe banorët e zonës. Turisti ishte rrëzuar duke drejtuar motoçikletën dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit në një zonë malore.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Dibrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisti austriak që ishte rrëzuar duke drejtuar motoçikletën dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit në një zonë malore.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka telefonuar një banor i fshatit Lukan, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, për një turist austriak që ishte rrëzuar me motoçikletë, duke eksploruar zonën malore të këtij fshati, në njësinë administrative Selishtë, bashkia Dibër, dhe kishte vështirësi për të lëvizur. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë janë nisur drejt këtij vendi, për të ndihmuar turistin.
Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë transportuar shtetasin austriak nga terreni malor ku ishte rrëzuar deri në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë. Turisti mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti austriak ka falënderuar banorët e zonës dhe shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën që i dhanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb