Ky është momenti kur një turiste tërheq zvarrë një mjellmë nga liqeni i Ohrit, në Maqedoni vetëm që të dalë në foto me të, për ta lënë më pas të ngordhur në breg.

Gruaja, që raportohet se është nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë mjelmin nga krahët dhe e nxori në bregun e liqenit të Ohrit, në jugperëndim të Maqedonisë.

Pasi arriti atë që donte, një foto me shpendin e bardhë, turistja e paidentifikuar është larguar duke e lënë në breg të liqenit mjellmën, e cila pak më vonë ngordhi, raportojnë mediat lokale.

Dëshmitarët e shokuar kanë rrëfyer se si mjellma nuk ka reaguar kur ka parë gruan t’i drejtohej, e mësuar me turistët e shumtë që vizitojnë qytetin dhe liqenin e Ohrit.

Fotot e realizuara prej tyre tregojnë gruan që e merr me forcë mjellmën, e cila nga ana e saj lufton me të gjitha forcat për të fituar lirinë, dhe e nxjerr nga uji duke i buzëqeshur aparatit fotografik, e vendosur të  bënte një foto me të.

Sipas dëshmitarëve, mjellma qëndroi disa çaste pa lëvizur në breg dhe pak më vonë ngordhi, raporton Macedonia online.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: