Një turiste gjermane ka rënë nga Ujëvara në zonën e Çarshovës në Përmet, duke pasur lëndime serioze në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se turistja fillimisht është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.
Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë në rrezik për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarshovë dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë ne ujëvarë, ku dhe është lënduar në kokë.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike. Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.
Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)