Kryetar i Unionit Turistik, Rrahman Kasa i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, që këtë mbrëmje e zhvendosi studion në ambientet e resortit prestigjioz, Prestige Resort” foli edhe për problemet që ka turizmi në Shqipëri.


Sipas tij, problemi kryesor dhe ai për të cilën ankohen turistët është shërbimi.


“Ne çedojmë tek shërbimi, nuk e kemi këtë kulturën e shërbimit. Kamerieri shkon i zymtë te klienti, kemi edhe mungesë specialistësh. Edhe pastrueset po merren nga Tajlanda se edhe kur i flet pastruesit, ai të hedh fshesën thotë: Bëjë vetë! Akoma jemi në këtë fazë. Nëse shohim vlerësimet e bëra nga këto kompani të huaja vlerësimin më të vogël e ka shërbimi”,- tha ai.


Nga ana e tij, ministri Klosi pohoi se zona e Golemit e ka rritur shërbimin.

“Shërbimi në Golem është rritur me një yll, pa frikë e them se nga tre ka shkuar në katër. Unë jam habitur se po të shkosh në Qerret edhe aty habitesh se si në një vit aty inaugurohen 3 apo 4 hotele që shtojnë numrin e dhomave. Nga kufiri i Malit të Zi deri në Konispol s’ke asnjë cep që s’është në zhvillim. U kuptua ky biznes i hoteleve dhe po zhvillohet. Po rritet nevoja që do të duhet t’i shërbejmë këtij biznesi. Ky biznes do vijojë rritjen”,- tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb