Në studion e emisionit Open në News 24 u diskutua edhe për turizmin në vendin tonë.
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se turizmi ka ndihmuar shumë familje shqiptare, që kanë dhënë banesat me qira.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorian Teliti deklaroi se shtëpitë me qira po jepen nga njerëz nga halli, pasi nuk iu del ajo që marrin.
Fatos Çoçoli: Janë 35 mijë familje shqiptare që kanë dhënë shtëpi me qira. Familjet shqiptare sot janë më mirë. Edhe pse konsumi është ulur, për shkak të emigracionit, ata që jetojnë në vend jetojnë më mirë. Z.Teliti, flet me syze partiake, miku im. Kanë ardhur më shumë para nga turizmi dhe duhet t’i gëzohemi këtyre parave.
Dorian Teliti: Ata që japin apartamentin me qira janë njerëz vunerabël, pensionistët, që kanë ndarë shtëpinë e tyre përgjysmë, që të kenë ca para më tepër. Kemi ardhur në një gjendje, ku shtëpitë jepen me qira nga halli. Mungojnë edhe produktet shqiptare, janë në shumicë të huaja.
(Balkanweb)