Kryeministri Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e PS-së njoftoi angazhimin e Qeverisë për të mbështetur atë që e quajti si “paketa e maleve”.

Duke folur për turizmin, Edi Rama tha se Thethi është bërë vendi ku po investohen kursimet e atyre që ishin larguar nga Shqipëria dhe janë rikthyer.

“Thethi dhe realiteti i ri i agro-turizmit apo turizmit të aventurës, na kanë nxitur që të projektojmë një paketë mbështetëse që njihet si “paketa e maleve”.

Do e prezantojmë në Theth dhe në të tjera pika në Shqipëri, do e prezantojmë edhe në Diasporë, ku do të hapim një rrugë të re, për fitoren e 10 rradhazi.

Do i tregojmë shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe Greqi, që merren me turizmin atje, që ka ardhur koha të kthehen në Shqipëri dhe me dijet e përftuara atje, të vijnë të investojnë dhe të punojnë në vendin e tyre, pasi do t’ju dalë edhe më mirë se ajo paga që marrin duke punuar në emigracion”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb