“Dua të pushoj në Shqipëri”, në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24  rikthen në vëmendjen e publikut situatën e turizmit në vendin tonë. Të ftuar në emision ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kanë komentuar gjerë e gjatë atë që ka bërë pushteti lokal dhe ai vendor për të përmirësuar situatën  në këtë sektor fitimprurës.


Ministri Klosi tha se ka shumë gjëra për përmirësuar në vend, por u shpreh me bindje që industria e turizmit ofron përfitime që rriten me shpejtësi të madhe.Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha se nga Lungomarja qyteti ka marrë një fytyrë të re.


Klosi: Ne kemi probleme që janë reale. Për të shkuar nga Kavaja në Durrës, duhen ndërruar 3 linja. Janë  probleme që po të kenë një lloj konsensusi dhe mendoj që duhet të bëjmë një aleancë për turizmin. Turizmi është i vetmi biznes që të ofron mundësinë të rriten përfitimet me shpejtësi të madhe. Falë investimeve dhe politikave shtetërore jemi në fazën që atë që shohim në tokë e shohim në det. Këtu ka nevojë që ne flasim për një kohezion të madh. Është një industri që prodhon entuziazëm. Lehtësirat fiskale janë të mrekullueshme. Janë politika shtetërore ju do thoni se çfarë bën qeveria, në një vit ka sjellë 6-7 kompani.


Leli: Ka një fytyrë të re qyteti. Lungomarja ishte një qytet që u përfol shumë por përfolja ishte ajo që i shtoi kuriozitetin. E rëndësishme është që kemi çtë themi për 5 vjeçarin që kaloi dhe kemi çtë bëjmë.

(BalkanWeb)