TIRANË

Çmimet e ulëta, bregdeti dhe natyra kanë tërhequr këtë vit një rekord pushuesish. Për periudhën janar-shtator, në Shqipëri hynë 5.4 milionë turistë të huaj, ose 8% më shumë se një vit më parë.

Turizmi në Shqipëri, ndonëse renditet në listën e preferuar të pushuesve për çmimet e ulëta dhe vendet piktoreske, duhet ende të investojë në ruajtjen e qëndrueshme të vizitorëve për të pësuar rritje, jo vetëm statistikisht, por edhe cilësisht. Përndryshe hotelet, ku bizneset kanë derdhur miliona investime, rrezikojnë që të mbeten të boshatisura!

A keni në plan të blini një shtëpi për ta dhënë me qira? Përpara se të nxitoni, analiza e parë që duhet të bëni është se për sa vite do ta ktheni mbrapsht këtë investim përmes pagesave mujore që do të merrni nga qiramarrësit. Në vendet e zhvilluara, një investim i tillë konsiderohet me leverdi, kur kthimi është brenda 15 vitesh. Po në Shqipëri, a ka shumë njerëz që blejnë shtëpi për këtë formë investimi? Sa e leverdisshme është kjo?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb