Altin Prenga, sipërmarrës në fushën e turizmit, në emisionin “Open” në News24, tha se turizmi urban, rural dhe kulturor, ka pasur një rritje të frikshme.
Prenga tha se bregdeti ndoshta nuk ka pasur në fillim atë fluksin e vjetshëm, ndoshta edhe për shkak se janë shtuar strukturat akomoduese.
“Shkodra, Thethi, çfarë përmban turizmi rural, kanë një rritje.
Edhe sikur të jenë 5 mln turistë janë mrekulli, por ajo që duhet të na shqetësojë ne është se si mund të bëjmë që turistët të na vijnë sërish.
Ka dhe do të ketë rritje ende. Turistë spanjollë më thonë se Shqipëria është shumë më mirë se Mali i Zi, por bëhet fjalë për turizmin e sotëm. Në shërbim, mikpritje dhe ushqime jemi shumë më mirë se Mali i Zi. Turistët kishin qëndruar në Malin e Zi dhe në Shqipëri, kanë zgjedhur Shqipërinë”, tha Prenga.
(BalkanWeb)