“Policia e Shtetit ka hartuar një plan operacional për mbarëvajtjen e sezonit turistik që në janar”. Kështu deklaroi sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda.

Voda foli për planin operacional të Policisë së Shtetit për sezonin turistik.

“Me shumë seriozitet, për shkak edhe të një eksperience të krijuar tashmë me një taskforcë që funksionoi shumë mirë dhe nxorëm mësime, ne hartuam një plan të përgjithshëm operacional që në janar”, – tha Voda.

Voda shtoi se nga “1 maji deri më 1 korrik 2019, kanë hyrë 1.092.623 shtetas të huaj dhe mbi 200 mijë kanë hyrë vetëm në Rinas”, ndërsa sqaroi edhe lehtësitë në pikat kufitare me qëllim shmangien e radhëve.

“Ne kemi pika të përbashkëta të kalimit kufitar me Kosovën, që funksionojë një në hyrje dhe një në dalje, që do të thotë të mos ketë kontrolle të dyfishta dhe kjo pikërisht për të shmangur radhët e gjata, mërzitjen e turistëve. Me Maqedoninë jemi në negociata për pika të përbashkëta. Në Han të Hotit kemi një pikë të përbashkët. Fluksi është i madh”, – shtoi Voda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb