TURQI – Në selinë e kompanisë turke të Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TAI) ka nisur ndërtimi i satelitit të parë të Turqisë për komunikacionin, “Turksat 6A”, i cili pritet të vendoset në orbitë jo më vonë se viti 2020.

Sipas TRT, marrëveshja ndërmjet kompanive publike dhe private turke për satelitin e komunikacionit “Turksat 6A” është nënshkruar gjatë një ceremonie, ku të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti Erdogan dhe ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan.

“Falë prodhimit të satelitit të parë të komunikacionit, Turqia do të renditet në mesin e 10 vendeve, që prodhojnë satelitët kombëtarë të komunikacionit”, ka thënë Presidenti Erdogan.

Për realizimin e projektit në fjalë, TAI bashkëpunon me tri kompani publike të rëndësishme të Turqisë, që ushtrojnë aktivitet në fushën e industrisë së mbrojtjes, aviacionit dhe programimit kompjuterik.
Kostoja e prodhimit të këtij sateliti do të mbulohet nga Ministria turke e Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: