Qëndronin në një makinë, të parkuar në një zonë të Milanos, ndoshta në pritje të klientëve për t’iu shitur drogën.

Karabinierët e patrullës në rrugën “Piero dhe Alberto Pirelli” në Milano kanë dyshuar dhe kanë vendosur t’i kontrollojnë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të 24 shkurtit, raportojnë mediat lokale.

Dy personat kishin kanaçe me bar, marijuanë të fshehura si poshtë sediles së shoferit ashtu edhe në brendësi të bagazhit por sasi të vogla. Në makinë, karabinierët kanë gjetur 2 peshore, një thikë dhe një thikë.

I ulur në vendin e shoferi ishte një turk 24-vjeçar i cili është arrestuar. Sipas policisë, ai ka precedentë për drogë por ishte me dokumente në Itali. Në shtëpinë e tij në Monza, karabinierët nuk kanë gjetur drogë tjetër. Me të ishte një shqiptar 25-vjeçar, i cili është shoqëruar në kazermë për të sqaruar pozicionin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb