Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr mish tul
1 kokërr qepë
2-3 karrota
200 gr rrënjë selinoje
2 presh
1 kg patate
1 lgj gjalpë
50 ml salcë domate
750 ml lëng perimesh
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Më pas presim mishin në kubikë të vegjël, grijmë imët qepën, karrotën e presim në feta të holla, rrenjën e selinosë e presim në kubikë të vegjël, preshin e pastrojmë dhe e presim në unaza, ndërsa patatet i qërojmë dhe i presim në feta të holla.
Vendosim tiganin në zjarr, kaurdisim qepën me një lugë vaj dhe një lugë gjalpë dhe sapo qepa të zbutet shtojmë mishin. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë dhe të fillojë të zverdhet pak shtojmë preshin, karrotat dhe rrënjën e selinosë. Vendosim kapakun dhe i lemë perimet të ziejnë për 5 minuta dhe më pas e rregullojmë shijen me kripë, piper dhe me pak salcë domate. Lyejmë tavën me vaj, shtrojmë në të një rresht me feta patate duke mbuluar komplet shtresën e poshtme të tavës. Mbi patate vendosim mishin me perime gjysëm të gatuara. Vendosim përsëri një shtresë me patate, një shtresë me perime dhe në fund përsëri një shtresë me patate. Në fund shtojmë lëngun e perimeve, i spërkasim patatet me pak kripë dhe vaj dhe e vendosim tavën në furrë për 45-50 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb