Një aksident automobilistik ka ndodhur në Fier, në momentin kur shumë qytetarë kishin dalë në rrugë të përfshirë nga paniku i lëkundjeve të tërmetit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi e Grecallisë.


Një 50-vjeçar ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një mjet tip veturë duke e hedhur disa metra larg në trotuar. Makina e përfshirë në aksident është përplasur më pas me një tjetër automjet.


Fier Aksidenti 1
Fier Aksidenti 1

Sipas mjekëve i plagosuri ka marre goditje në këmbë dhe në kokë. I plagosur quhet M.Selimi, banues në Fermë të Fierit. Aktualisht është nën mbikëqyrjen e mjekëve.


Etiketa: