Për herë të parë në Shqipëri është organizuar një kompeticion historik në sportin e padelit. Nga data 10-13 prill 2025 Tirana ka hapur dyert për të pritur Turneun Ballkanik të Padelit. Pjesëmarrës në këtë event ishin 48 skuadra të ndara në dy kategori A dhe B, ndërsa kishte lojtarë jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë bota.
Përpara mediave foli Alessandro Pallini, administrator i “Albania Padel Group”, i cili fillimisht u shpreh:
Ky është turneu më i rëndësishëm në historinë e Ballkanit, sepse më në fund gjeti një rrugë të zhvillohej përmes Shqipërisë. Këtu kanë ardhur lojtarë profesionistë nga e gjithë bota: Spanja, Argjentina, Greqia, Kosova, Mali i Zi etj… Është e pabesueshme të organizojmë një turne ndërkombëtarë dhe ne jemi shumë të kënaqur për këtë arritje.
Ndërsa më tej Pallini tregoi edhe marrëdhënien që ka me Federatën Shqiptare të Padelit.
Me presidentin e Federatës Shqiptare të Padelit jemi ulur për të diskutuar për të bërë disa bashkëpunime që vlejnë shumë mbi këtë sport, për ta dërguar sa më para në Shqipëri dhe jashtë saj. Është kënaqësi që kemi një marrëdhënie të mirë
të dyja palët dhe mezi pres të bëjmë bashkëpunime të tjera.
I pranishëm këtë të shtunë gjatë zhvillimit të turneut ishte edhe Drejtori Sportiv i Federatës Shqiptare të Padelit, Ersild Vladi, i cili e konsideroi këtë turne edhe në favor të turizmit në vendin tonë.
Ndërkohë që për mediat folën edhe 2 nga lojtarët e huaj që mernin pjesë në këtë turne: Tato Morabito dhe Alejandro Picotto, të cilët ishin partnerë loje.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë. Një qytet i bukur dhe shumë mikpritës. Erdhëm në Shqipëri dhe gjetëm njerëz të apasionuar me sportin e padelit dhe më vjen shumë mirë. Unë luaj padel prej katër vitesh dhe më jep shumë adrenalinë, edhe pse nga jashtë nuk duket kështu. Është e rëndësishme që në çift të ketë harmoni, pasi vetëm kështu mund të fitoni”- tha Tato Morabito.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu sot. Njerëzit, por edhe ambienti janë shumë të bukur. Unë fillova ta pëlqeja këtë sport nga babai im, sepse kur unë isha 12 vjeç ai filloi të luante padel dhe më pas unë fillova të stërvitem gjithashtu dhe nuk kam hequr dorë që nga ajo periudhë. Kam ardhur për të fituar dhe shpresoj ta arrij”- tha Alejandro Picotto.
Sigurisht që nuk mungonin as lojtarët shqiptarë ku një prej tyre ishte Serxhio Muzhaqi, i cili u shpreh:
Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën e 13 prillit, për të parë se cili nga çiftet do të shpallet fitues i Turneut Ballkanik të Padelit.
(J.S/BalkanWeb)