Kryeministri britanik, Keir Starmer është takuar mëngjesin e së enjtes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Londër. Zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se ata diskutuan për mbështetjen që i duhet Ukrainës në luftën kundër Rusisë në muajt e ardhshëm, raportojnë mediat e huaja.
Zëdhënësi përsëriti gjithashtu pikëpamjen e Britanisë se Ukraina ka të drejtë, në rrethana të caktuara, të godasë objektiva brenda territorit rus, por shtoi se qëndrimi i Britanisë për përdorimin e raketave të saj me rreze të gjatë Storm Shadoë mbetet i pandryshuar.
“Ne padyshim që duam ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të fortë. Por asnjë luftë nuk është fituar me një armë të vetme. Dhe konkretisht në Storm Shadoë, nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicionin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e raketave me rreze të gjatë.” tha zëdhënësi.