BELSH

Ish-deputeti i PD-së Luciano Boçi shprehet se fëmijët e shkollave në Belsh janë shfrytëzuar nga Partia Socialiste për takimet e saj zgjedhore. Ai akuzon qeverinë e kryeministrit Rama, ku shton se blen votat me krimin dhe përdor masivisht administratën për të mbushur sheshet gjatë fushatës.

Ai thekson se këto veprime janë një turp i mirëfilltë, por sipas tij, shpëtimi i vrertëtë do të vijë në 8 qershor, ditë kjo kur opozita do të protestojë sërish në rrugë.

Postimi i  Bocit:

Shihni si vihen në rresht fëmijët e shkollave në takimin zgjedhor në Belësh.

Ka ardhur “udhëheqësi”, t’u tregojë përrallat mashtrime të rradhës!!!!

Votat i blen me krimin, me dakët e Dakot që i bën kryetarë Bashkish! Fushatat i bën me fëmijët!

Sheshet i mbush me njerëz të importuar nga administrata. (Në foto autobuzët e ardhur nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Kuçova, Cërriku)

Turp e skandal! Shpëtimi vjen në 8 Qershor!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: