Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me rastin e amerikanit,  i cili u dënua nga drejtësia në SHBA pasi ndërhyri për foton e kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Ai shkruan në “Facebook” se kryeministri Edi Rama po shkatërron vendin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sipas tij, Bilal Shehu, u dënua me burg në SHBA për sponsorizimin e bërë me qëllim për të realizuar një foto të Ramës me Obamën.

Postimi në Facebook:

Turp ,turp,turp kush do e bej reformen ne Drejtesi?? Piktori deshtak qe na turperoj jo vetem ne Europe por dhe ne Amerik.Bilali gruaja e Rames u denua me burg ne USA per sponsorizimin qe beri miliona leke per te realizuar foton e takimit mes Rames e Obames dhe u hoq si gruaja e Rames???. Ky Skenderbeu i tao taos dhe mamices ky turpi i Shqiptareve qe po shkaterron te ardhmen e vendit,qe mbushi Shqiperin me droge,qe po cpopullon vendin,qe po varferon vendin,qe mbushi parlamentin ne kriminel qe vendos kryebashkiak kriminel,qe vjedh me kontratat e rrugeve miliona euro,qe manipulon e ble votat,qe ka percare shqiptaret,qe urren gazetaret,artistet etj qe mbushi burgjet me te varfer,kapi te gjitha institucionet,zhvilloi zgjedhje moniste lokale,rriti cmimet.Ky qe aktron e bene shoë me fatkeqesit e shqiptareve me komisione qesharake hetimore.Ky qe manipulon hetimet per pergjimet e Bild per vjedhjet e milionave euro ne Rinas ,per zvarritje hetimesh per 4 milion eurot ne Toyota Yaris,drogen e kapur mbi 700 kg marjuane ne kontjeneret me banane e oriz,avion te rrezuar me droge etj etj.Kush do na bej reformen ne drejtesi dhe reformen zgjedhhore,kush do na fus ne BE??? Turp turp turp?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: