Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij përpara protestuesive, deklaroi se është një turp për ata opozitarë që i bëjnë furçe SPAK-ut.

Meta theksoi se ky regjim është armiku më i madh që ka njohur Kosova. Kreu i PL tha se SPAK ka prova që implikojnë Ramën dhe Veliajn në abuzime, por se nuk e arreston kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Ilir Meta: Ky është regjimi më kriminal që ka njohur Shqipëria. Turp për ata këshilltarë të opozitës që nuk vijnë në protesta. Turp për opozitarët që i bëjnë furçe SPAK-ut. Ky pushtet bazohet tek Dum-dumanët. Ky regjim ka kthyer fëmijët tanë në alfabet, sipas rezultateve të PISA-s. Ta përmbysim regjimin kriminal.

Kryeministri është armiku më i madh që ka njohur Kosova. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës kudo që janë, të bashkohemi për të shporrur armikun më të egër të Kosovës, që quhet Edi Rama. Rama nuk bën gabime rastësisht. Ka qenë Rama që hodhi në gjyq Ramush Haradinajn, ky vagabond i vuri sanksione Kosovës, kur Kurti është kryeministër. Rama mbështet edhe ekonomikisht Serbinë, mbështet narko-ekonominë e tij dhe ia ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, po falimenton edhe fabrikat, me paratë pa fund të drogës që vijnë këtu.

Nuk mund të mbajmë në pushtet një kriminel, që ka vendosur Shqipërinë me pagat më të ulëta dhe çmimet më të shtrenjta. Dëgjoj që thonë e arrestuan Ilir Beqajn. Por Dum-Dumani është 4 vite me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, që ka firmosur vendime qeverie të paligjshme. Këtu gjithë shteti është 5D. Veliaj është 4 vite me vonesë që nuk është në burg. Ai ka firmosur për inceneratorin, që nuk punon. Dum Dumani thotë se kam hallin e arbitrazhit. Por Rama e ka treguar se nuk e ka problem Arbitrazhin, me Becchetin dhe me kompanitë e huaja. Ka ardhur koha t’i paguajë të gjitha Rama. Asgjë nuk do na ndalë, derisa ta çojmë Ramën atje ku ka qeverinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb