Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar, pasi çmimi Nobel për Letërsi iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke.

Spiropali kujtoi se Handke ka qenë një përkrahës i Millosheviçit, madje ai ka qarë në varrin e tij. Ajo shton se është një turp për Komitetin që jep çmimin Nobel, që këtë çmim me kaq rëndësi ia dhuron një personi që admiron ish-presidentin famëkeq serb.

  • foto galeri

Postimi i Elisa Spiropalit:

Nobeli për Letërsi iu dha Peter Handke, glorifikuesit të Millosheviçit, mbështetësit të genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit. Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri se Nobelin do e fitonte “Mein Kampf”-i. #TurppërKomitetin

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb