Dorian Teliti, ekspert ekonomie pranë PD dhe eksperti Fatos Çoçoli debatuan në emisionin ‘Opinion’ në Neës24 lidhur me situatën ekonomike në vend.

Debati mes tyre ka kaluar në fyerje personale, ndërsa dy ekspertët kanë ndarë qëndrime dhe këndvështrime të ndryshme lidhur me atë se si shqiptarët po kalojnë Vitin e Ri.

E ndërsa Teliti tha se janë shpërndarë zero fonde për ndihmën ekonomike, Çoçoli tha se ata e marrin këtë përmes shpërblimeve apo bonuseve.

“O zhurmues i Rilindjes, shko merre rrogën se e kreve shërbimin tënd ndaj Rilindjes”, i tha Teliti, Çoçolit. Ky i fundit e konsideroi Telitin që ekspert të mirë ekonomie, por me syze partiake.

Debati

Teliti: Zero fonde shtesë për ndihmën ekonomike

Çoçoli: E marrin ndihmën përmes shpërblimeve

Teliti: O Fatos mos mashtro, po çfarë marrin ore…

Çoçoli: Mirë vazhdo monologun vetë…

Teliti: Të të vijë turp që mashtron

Çoçoli: Unë s’jam mashtrues, ti ke syze partiake

Teliti: Turp të kesh, turp të të vijë

Çoçoli: Nuk ta kam për borxh shqiptarët që edhe ditën e fundit të vitit të dëgjojnë monologjet e tua. Ke plot ditë të tjera të vitit për monologje. Shqiptarët e marrin përmes shpërblimeve, përmes bonuseve. Janë shpërndarë 100 mln euro

Teliti: O zhurmues i Rilindjes, e bëre shërbimin sot shkon merr rrogën tani…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb