UEFA vendosi që të Rumania të fitojë 3-0 në tavolinë ndeshjen ndaj Kosovës, pasi këta të fundit dolën nga fusha përpara fundit të sfidës. Gjithashtu, instanca më e lartë e futbollit në Europë gjobiti me 128 mijë euro rumunët për sjellje raciste dhe diskriminuese. Rreth këtij vendimi ka reaguar trajneri i Rumanisë, Lucescu.
“3-0? Rumania? në rregull! Është normale. Ata mbetën me turp (kosovarët). Ishte zgjedhja e tyre, u përpoqën….
“Gjobat? (Qesh) Ne, mirë? Kaq i madh dënimi? Për çfarë?! Ky është kulmi”, deklaroi Lucescu.
(J.S/BalkanWeb)