Dënime të tjera të reja në Turqi për grushtin e dështuar të shtetit në 15 korrik 2016.

Një gjykatë në Ankara ka dhënë burgim të përjetshëm për 47 të pandehur të akuzuar se kanë marrë pjesë nëpërmjet veprimeve të tyre subversive në akademinë ushtarake të kryeqytetit turk.

Mes të dënuarve është edhe ish presidenti i akademisë ushtarake, Kerim Acar.

Në procesin e madh, edhe 113 të dënuar kanë marrë dënime nga 7 deri në 15 vjet, teksa 94 të tjerë janë liruar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb