Ish-deputetja e Partisë opozitare Demokratike të Popullit (HDP) në Turqi, Mizgin Irgat, është dënuar me më shumë se një vit burg për përhapjen e propagandës lidhur me terrorizmin, sipas burimeve gjyqësore, raporton Anadolu Agency (AA)

Irgat, ish-deputete e HDP-së nga provinca lindore Bitlis, u akuzua se ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore për terroristët e vrarë nga forcat turke të sigurisë në një operacion kundër terrorizmit më 4 janar 2016.

Disa deputetë të HDP-së aktualisht janë në burg në pritje të gjykimit për vepra penale të lidhura me terrorizmin pas heqjes të imunitetit të tyre parlamentar në maj të vitit 2016.

Qeveria e Turqisë akuzon HDP-në se ka lidhje me PKK-në.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb