ANKARA- Policia turke ka arrestuar së paku 23 persona, gjatë bastisjeve në një gazetë dhe në një televizion që kanë lidhje të afërta me klerikun islamik, Fethullah Gulen, i konsideruar si kundërshtar i presidentit Erdogan. Bastisjet janë kryer edhe në gazetën më të madhe në Turqi ‘Zaman’. Të arrestuarit akuzohen për formimin e një organizate të paligjshme dhe për komplot për të marrë kontrollin e shtetit. Gulen, lideri shpirtëror i lëvizjes Hizmet, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, është rivali i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoan. Bastisjet vijnë disa ditë pasi Erdogan ishte zotuar se do të niste një fushatë të re kundër mbështetësve të Gulenit. Në mesin e të arrestuarve sot janë gazetarë, producentë, skenaristë dhe një shef i policisë në lindje të Turqisë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: