TURQI-Një pikë e verdhë në mes të detit blu, që noton pranë brigjeve të qytetit Kucukkuyu, në Turqi.

Është një komardare në të cilën gjendet një vajzë 10 muajshe, e cila është tërhequr rreth një kilometër nga bregu në drejtim të detit.

Nëna e ka humbur vajzën nga sytë dhe kur është përpjekur për ta arritur ishte shumë vonë, as ajo as plazhistët e tjerë nuk kanë arritur ta kapnin.

Kështu është kërkuar ndihma e rojes bregdetare që ka shpëtuar vogëlushen.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb