Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti sot në një takim sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Takimi Erdogan-Guterres u zhvillua në rezidencën Vahdettin në Stamboll.

Ky takim zgjati rreth një orë dhe ishte i mbyllur për median.

Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, kreu i komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Turqisë, Volkan Bozkır.

Gjatë këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri të ditur sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan se organizata ndërkombëtare do të shqyrtonte një plan turk që parashikonte një zonë sigurie në Siri.

“Presidenti turk, Erdogan i prezantoi këtë plan sekretarit të përgjithshëm të OKB, Guterres”, theksoi OKB në një komunikatë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb