Episod i ri në Egje. Anija tregtare turke “Karmate” është përplasur me anijen luftarake greke “Armatolos”, që kryen mision të NATO-s për refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm.

Me deklaratë zyrtare, drejtoria ushtarake e Marinës Greke ka informuar për episodin duke theksuar se pas incidentit, anija turke u largua menjëherë drejt Turqisë, raporton gazetarja jonë në Greqi, Ira Londo. Nga incidenti pati dëmtime të ekuipazheve.

incidenti 1

Episodi konsiderohet serioz pasi këto ditë u krye vizita zyrtare e kryeministrit Cipras në ishullin Mitilini, afër zonës detare të incidentit.

incidenti 4

“Protothema” shkruan se pas incidentit, në orën 5 të mëngjesit të së premtes, ka pasur një telefonatë urgjente nga Ministri i Mbrojtjes greke, Panos Kammenos, drejt Kryeministrit grek Aleksis Cipras, Ministrit të Jashtëm dhe opozitës. Kammenos gjithashtu tha se janë marrë të gjitha masat për vendosjen e sanksioneve penale dhe civile sipas ligjit ndërkombëtar detar.

incidenti 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: