Një person i armatosur po mban peng doktorët dhe stafin e një spitali në Stamboll, raportojnë mediat turke.

I armatosuri besohet të ketë ardhur nga njësia psikiatrike e Qendrës Spitalore Universitare Cerrahpasa.

Lajmi erdhi fiks pas një muaji pasi xhihadistët e Shtetit Islamik sulmuan një klub nate në brigjet e Bosforit në Stambollin qendror.

Një total prej 39 personash u vranë dhe të paktën 79 u plagosën nga incidenti pasi i agresori Abdulkadir Masharipov hyri në klubin e natës dhe filloi të qëllonte.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: