Incidente kanë shpërthyer sonte në Stamboll dhe Izmir midis demonstruesve dhe oficerëve të policisë gjatë demonstratave të organizuara nga opozita në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, raportuan korrespondentët e AFP-së dhe mediat turke. Në Stamboll, policia përdori plumba plastikë, sipas AFP.
Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia përdori ujë për të shpërndarë turmën, raportuan kanalet televizive lokale.
Përleshje mes policisë dhe protestuesve ndodhën edhe në Ankara, ku autoritetet u përpoqën të shtypnin turmën e zemëruar të protestuesve.
Demonstratat u thirrën nga opozita turke, e cila bëri thirrje për një “natë demokracie” për të kundërshtuar arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.
🚨🚨🚨🚨🚨
Police and protestors continue to clash in Istanbul, Turkey.
Police are using water cannons on peaceful protesters. pic.twitter.com/fnUr2fF1x9
— Brian’s Breaking News and Intel (@intelFromBrian) March 21, 2025
Kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë, CHP, siguroi se 300 mijë protestues u mblodhën sonte në Stamboll, menjëherë pas përfundimit të agjërimit të Ramazanit, për të mbështetur kryebashkiakun.
Vihet re se vetë Imamoglu ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion ndaj tij, ndërsa sipas prokurorisë ai do të dalë në gjykatë për akuzën e organizatës kriminale nesër në orën 21:00 (me orën tonë).