Në provincën e Kocaelit në Turqi, mbi 600 persona u paraqitën në spitale të ndryshme pas shfaqjes së simptomave të helmimit ushqimor.

Ata kishin konsumuar qebap pule në një restorant të njohur të zonës.

Mediat lokale raportojnë se 646 pacientë u liruan menjëherë pas trajtimit, ndërsa dy të tjerë iu nënshtruan analizave të mëtejshme. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Të gjithë personat e prekur kanë raportuar të përziera dhe dhimbje të forta stomaku pas konsumimit të ushqimit. Pas këtij incidenti masiv, autoritetet turke ndërhynë menjëherë dhe arrestuan dy pronarët e restorantit. Gjatë inspektimeve u zbuluan shkelje të rënda të standardeve bazë të higjienës.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: