STAMBOLL- Gjykata turke zhvilloi sot një seancë dëgjimore në Stamboll ndaj ish-Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Yasar Büyükanit, me akuzën për kërcënim në vitin 2007 regjimi i presidentit të tanishëm islamiko-konservator, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur media.

“Sot në moshën 75-vjeçare, ish-gjenerali ka depozituar përpara disa gjyqtarëve në shtëpinë e tij në Stamboll, shkak i gjendjes së brishtë shëndetësore, mbi të cilin rëndojnë disa akuza”, njoftoi agjencia e lajmeve “Dogan”.

Si disa ushtarakë të tjerë, Büyükanit është pjesë e një procesi hetimor në kuadër të një hetimi të nisur për krime kundër rendit kushtetues.

Ish-gjenerali drejtonte ushtrinë turke deri kur ky i fundit kishte postuar në web faqen e tij në internet, mbrëmjen e 27 ose të 28 prillit 2007, një tekst që paralajmëronte qeverinë në periudhën e udhëhequr nga Erdogan.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: