TURQI – Një prokuror turk është plagosur rëndë sot dhe dy persona të armatosur që e mbanin peng atë, u vranë, pas një shkëmbimi zjarri në një gjykatë të Stabollit. Megjithatë, prokurori e humbi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.

Në orën 21:00, të shtënat dhe tymi nga vendi i ngjarjes u shtuan edhe më pasi forcat speciale hynë në ndërtesë. Thuhet se prokurori u mor peng pasi kishte drejtuar hetimin për vdekjen e një 15-vjeçari, Berkin Elvan, gjatë protestave antiqeveritare të vitit 2013.

Pas këtij incidenti dyshohet se është një grup marksist revolucional, i jashtëligjshëm. Pamjet dramatike që u postuan paradite në rrjetet sociale tregonin prokurorin Mehmet Selim Kiraz e marrë peng me tytën e armës mbështetur në kokë.

Qeveria e ndaloi transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të kësaj pengmarrjeje, e shqetësuar se mund të krijonte probleme me sigurinë.

Ora 15:50 Një prokuror turk është marrë peng nga militantë të armatosur në zyrën e tij, prokurori që po hetonte vdekjen e 15-vjeçarit Berkin Elvan, vrarë nga policia gjatë protestave antiqeveritare të vitit 2013 në sheshin Gezi.

Pengmarrësit, që dyshohet se janë anëtarë të Frontit Çlirimtar Popullor, parti e majtë, kanë postuar fotot në mediat sociale ku shfaqen me një armë të mbështetue në kokën e Mehmet Selim Kiraz-it. Flamuri i këtij grupi dhe simbolet mund të shihen në sfond, pas pengut.

Ata kërkojnë që të dalë publikisht, polici që e vrau adoleshentin; të gjykohen policët që ushtruan dhunë; të lirohen të gjithë të burgosurit që janë arrestuar gjatë atyre protestave si dhe të zhvillojnë një takim me një komision.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb