Gjenerali pensionist i forcave ajrore, Akin Ozturk, i arrestuar nën dyshimin se ka drejtuar tentimin për grusht shtet në Turqi, i ka mohuar këto akuza.

Ozturk ka thënë se ai vetë i ka luftuar strukturat paralele, të cilat thotë se mund të kenë qenë në krye të puçit.

‘Unë nuk jam personi i cili ka planifikuar dhe menaxhuar puçin ushtarak. Nuk e di kush e ka planifikuar e as udhëhequr. Nga përvoja ime, mendoj se kjo përpjekje për grusht shtet është kryer nga strukturat paralele. Por, në këtë moment unë nuk kam njohuri kush nga ushtria e ka organizuar atë. Unë vetë i kam luftuar këto struktura paralele’, ka deklaruar Ozturk.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb