Policia turke e antiterrorit ka parandaluar një atentat të konsideruar si një “sulm sensacional” të ISIS-it gjatë festës që përkujtonte 96-vjetorin e themelimit të Republikës, që organizohet në Stamboll.

Sipas forcave të sigurisë, në këtë operacion u arrestuan tre të dyshuar.

Raportohet se të dyshuarit grabitën një makinë në Samincaktepe, në periferi të qytetit, duke zëvendësuar targën origjinale me një të rreme në parkimin pranë prefekturës, që ishte një nga objektivat e sulmit.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni të njëkohshëm në pesë lokacione të ndryshme në qytet.

Policia sekuestroi gjatë operacionit edhe një armë gjahu, municione dhe dokumente të lidhura me ISIS-in.

Njëri prej të arrestuarve ishte ndaluar edhe më parë për lidhje me një grup xhihadist, ndërsa një të dyshuari tjetër i ishte vrarë vëllai në një zonë lufte në Siri. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: