STAMBOLL- Në një lëvizje qartësisht procedurale përpara krijimit të një kabineti të ri, qeveria e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu dha sot dorëheqjen.
Dorëheqja u pranua nga presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan, i cili i dha menjëherë Davutoglusë mandatin për krijimin e kabinetit të ri. Erdogan nuk është parë në publik që nga njoftimi i rezultatit të zgjedhjeve, dy ditë më parë. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ku Davutoglu dhe Erdogan janë pjesë, dështoi në sigurimin e një maxhorance parlamentare për herë të parë në historinë e saj dhe i duhet të formojë një koalicion.
Partia nacionaliste e ekstremit të djathtë, Partia e Lëvizjes Kombëtare (MHP), me 16,29 për qind të votave, njoftoi se do të marrë pjesë nesër në bisedimet për qeverinë e re. Partia më e madhe e opozitës, ajo e qendrës së majtë, Partia Popullore Republikane (CHP), nuk do t’i bashkohet koalicionit ashtu si Partia prokurde Demokracia Popullore (HDP).

(m.k/ATA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: