TURQI-Në pjesën evropiane të Stambollit një ndërtesë katërkatëshe është shembur plotësisht. Pamjet spektakolare filmojnë momentin në të cilin pallati shembet dhe bie nga një kodër në lagjen Beyonglu.

Shembja e godinës është shkaktuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë qytetin turk dhe rrëshqitjeve të dheut.

Policia kishte rrethuar zonën dhe kishte evakuuar banorët. Një nga pronarët e apartamenteve thotë se shkaku i shembjes së pallati të tyre është si pasojë e një hoteli që po ndërtohej aty pranë.

Bashkiaku i zonës ka deklaruar se bëhej fjalë për një ‘godinë të ndërtuar abuzivisht në 1994 dhe pa kriteret e duhura për një pallat banimi’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb