TURQI

Një helikopter është rrëzuar mbrëmjen e së hënës në Turqi ku gjetën vdekjen 4 ushtarë. Helikopteri u rrëzuar në një zonë të banuar në pjesën aziatike të Stambollit. Helikopteri ra mes një kompleksi pallatesh, për fat të mirë pa shkaktuar viktima të tjera.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipe shpëtimi që bënë izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri. Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave. “Për fat të keq, katër nga ushtarët tanë u bënë dëshmorë”.

Lidhur me ngjarjen tragjike ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb