Policia turke ka konfiskuar rreth 163 kilogramë heroinë në provincën lindore Van, të mërkurën bëri të ditur se shërbimi lokal i sigurisë.

Heroina u zbulua në kanaçe të vajit mineral nga njësia policore për luftë kundër narkotikëve, teksa kontrollonin një depo në rrethin Tusba, theksohet në njoftimin policor, raporton AA.

Më tej thuhet se heroina ka qenë e paketuar në 602 kanaçe dhe gati për transport në vendet perëndimore. Dy persona u arrestuan për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb