Ushtria turke ka shkatërruar 100 shpella dhe bunkerë të organizatës terroriste PKK përgjatë 15 ditëve të operacionit antiterrorist “Kthetra” i cili është duke vazhduar në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, ofensiva kundër organizatës terroriste PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut e cila filloi më 27 maj është duke vazhduar në mënyrë të vendosur.

Përgjatë 15 ditëve të para të operacionit, forcat turke kanë neutralizuar 43 terroristë të PKK-së, duke asgjësuar po ashtu 77 mina ose mjete shpërthyese të improvizuara.

Nga bunkerët e organizatës terroriste PKK ushtria turke ka konfiskuar lloje të ndryshme të armëve dhe municioneve.

Ndryshe, operacioni antiterrorist në Hakurk zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb