Është vetëvrarë në burg një nga dy agjentët e shërbimeve sekrete të Emirateve të Bashkuara arabe, të arrestuar dy javë më parë nga policia turke në Stamboll me akuzën e ‘spiunazhit politik, ushtarak dhe ndërkombëtar’.


Lajmin e jep Anadolu, sipas së cilës burri është varur në burgun e Silivri, në periferi të Stambollit. Identiteti i dy të dyshuarve nuk ishte bërë me dije.


Rasti ngjalli tronditje edhe për faktin se autoritetet kishin deklaruar se po hetonin për një lidhje të mundshme me vrasjen e Jamal Khashoggi në konsullatën saudite të Stambollit në 2 tetorin e shkuar.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb