Shteti turk ka vendosur të shpërblejë punonjësit e policisë të angazhuar në operacione speciale me 24 paga. Përveç kësaj 750 policë do të dërgohen në trajnim.
Sipas vendimit të Komisionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurimit ata që do të përfitojnë janë efektivët e anti-terrorit dhe oficerët e operacioneve speciale. Ky hap do të rrisë efektivitetin e operacionit të policisë speciale në luftën kundër terrorizmit.
(m.k/BalkanWeb)