Ashtu siç kishte njoftuar ministria e mbrojtjes turke, këtë të dielë Turqia iu përgjigj thirrjes së NATO-s duke dërguar 500 trupa të një batalioni komando për në veri të Kosovës.

Shifra u zbulua për mediat ndërkombëtare nga një zyrtar në ministrinë turke, në kushtet e anonimatit.

Pamjet e forcave komando që do të dislokohen në Kosovë janë publikuar brenda një avioni ushtarak janë publikuar sot nga ministria e mbrojtjes turke.

Kontigjenti turk i përbërë vetëm nga forcat komando, elita e Forcave të Armatosur Turke do i bashkohet forcave paqeruajtëse të misionit të NATO-s KFOR pas trazirave të dhunshëm të kësaj jave. Kërkesa për të shtuar trupat në Kosovë erdhi nga Komanda e Forcës së Bashkuar Aleate e NATO-s në Napoli. Batalioni do të shërbeje si njësi rezervë.

Dhuna e paprecedentë e shtyu NATO-n të njoftonte se do të dërgonte në Kosovë mbi 700 trupa shtesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: