Presidenti i Turqisë e ka quajtur “terrorizëm Izraelit” bombardimin  në Gaza që goditi një zyre të agjencisë së lajmeve Anadolu, e cila është nën pronësi të shtetit turk.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin Izraelit kundër zyrës së agjencisë Anadolu në Gaza”, ka thonë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Twitter.

“Turqia e agjencia Anadolu do të vazhdojnë ti tregojnë botës rreth terrorizmit Izraelit e mizorive në Gaze dhe pjesë të tjera të Palestinës, pavarësisht sulmeve të tilla”.

Sipas Forcave të Mbrojtës Izraelite, ata kanë bombarduar një ndërtesë në qytetin e Gazas ku qëndronin inteligjenca ushtarake e Hamasit. Gjatë fundjavës më shumë se 430 raketa janë hedhur nga Gaza, të cilave Izraeli i’u është kundërpërgjigjur me 200 sulme ajrore e sulme me tanke.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb