Turqia ka dënuar veprimin e gazetës franceze satirike Charlie Hebdo teksa në numrin e saj më të fundit ka shfaqur një karikaturë të Erdogan duke i ngritur fustanin një gruaje.
Drejtori i komunikimit në Presidencën turke, Fahrettin Altun tha se kjo është një përpjekje për të përhapur racizëm dhe urrejtje kulturore.
Po ashtu zv/presidenti turk kërkoi nga ndërkombëtarët të ngrejnë zërin ndaj këtij akti të turpshëm dhe duke shtuar se Charlie Hebdo nuk mund të mashtrojë askënd duke u fshehur pas lirisë së fjalës.
Tensionet Francë-Turqi kanë kapur kulmin pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty në Francë. Ai i tregoi nxënësve të tij disa karikatura teksa më pas u përball me thikën e një agresori ekstremist islamik.
Macron dënoi ashpër veprimin duke e cilësuar si një sulm terrorist teksa theksoi se do i shpallte luftë ekstremizmit islamik. Erdogan nga ana tjetër e sulmoi Presidentin e Francës për mënyrën se si i etiketonte myslimanët duke shtuar se ai kishte nevojë për trajtim mendor.
Kaq ka mjaftuar që marrëdhëniet diplomatike të përsojnë një krizë të madhe dhe Parisi zyrtar të ndërmarrë hapin e tërheqjes së ambasadorit nga Turqia pas këti komenti fyes.
(BalkanWeb)