Rusia dhe Turqia po zhvillojnë bisedime për blerjen e mundshme nga Ankaraja të avionëve luftarakë rusë Sukhoi SU-35. Njoftimi u bë të premten nga agjencia ruse e lajmeve RIA. Duke iu referuar një zyrtari të lartë rus RIA njofton se është shumë herët ende të flitet për një marrëveshje konkrete mbi këtë çështje.

Blerja e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia është bërë shkak për mosmarrrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni thotë se S-400 nuk përputhen me sistemet e mbrojtjes së NATO-s dhe paraqesin kërcënim për avionët luftarakë F-35 të prodhuara nga kompania amerikane Lockheed Martin.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi për prodhimin e avionëve F-35 për shkak të blerjes së sistemeve S-400, por kjo nuk duket ta ketë shqetësuar Ankaranë. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb