Lojtari i Turqisë, Guler tha për mediat se triumfi 1-2 ndaj Austrisë në Europian ishte i merituar.

“Merih shënoi dy gola të bukur, goli i dytë erdhi falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë.

Jam shumë i lumtur që kam dhënë asistimin tim të parë, pasi shënova golin e parë në turne. Por më e rëndësishmja është fitorja e ekipit: Jam shumë i lumtur që kam kontribuar në këtë sukses.

Ndeshja çerekfinale? Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Berlin para tifozëve tanë. Holanda do të jetë një kundërshtar i vështirë, por ne besojmë dhe duam që të kualifikohemi në gjysmëfinale”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb